Ndonëse pritshmëritë ishin të larta për boksierin shqiptar Dennis Buzukja, ai nuk ia doli ndaj rivalit serb Bogdan Grad. Eventi kishte të bënte me “UFC Belgrade”, ndërsa kategoria “Pesha e Lehtë”.
Ndeshja nuk zgjati shumë, e përfunduar që në raundin e dytë. Momenti që ka shkaktuar polemika dhe po trazon rrjetin, përkon me fraksionin kur boksieri Buzukja sinjalizoi përmes këmbës dorëzimin, i kapur në vështirësi dhe nuk gjeti opsion për të shpëtuar nga kapja e kundërshtarit.
Shumë tifozë e interpretojnë se Buzukja thjesht donte të shtynte këmbën e rivalit për t’u mbrojtur, jo për dhënë sinjalin e dorëzimit.
Pas përfundimit të këtij ballafaqimi, “luftëtari” shqiptar ka reaguar në rrjetet sociale, duke i adresuar mesazh tifozëve: “Nuk di çfarë të them. Ishte një luftë dhe shkova atje për të fituar ose për të vdekur.
Të ndalej lufta dhe të më vidhej kështu pa asnjë nënshtrim, nuk e kuptoj. Por sido që të jetë, është gjithmonë vullneti i Zotit. Respekt për kundërshtarin tim Bogdan. Nuk e kuptoj si e ndaloi gjyqtari.
Nuk di çfarë të bëj nga këtu ose ku do të shkoj nga këtu, por dua vetëm t’ju falënderoj të gjithëve. Jam shumë i zemëruar dhe ndiej se do të kishte qenë një raund i tretë i mrekullueshëm, por kjo është jeta.”

