Kerim Alajbegovic është futbollisti i ri i Juventusit. Bardhezinjtë e kanë prezantuar sulmuesin e afruar nga Bayer Leverkusen pak minuta më parë, i cili nënshkroi dhe kontratën që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2031.
Për talentin boshnjak pati interesim serioz dhe nga ana e Milanit, ku 18-vjeçari ishte preferencë e Zlatan Ibrahimovic, mirëpo drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u treguan më të shpejtë në negociata, duke iu “rrëmbyer” rivalëve një tjetër objektiv të rëndësisshëm në merkato.
Alajbegovic cilësohet si një prej talentëve më premtues në dekadës së fundit, ndërsa në sezonin e kaluar me gjermanët i shënoi 13 gola dhe dhuroi 4 asiste në 44 paraqitje, mes kampionatit dhe Kupës.

