Besa e Gugash Maganit duket se është futur fuqishëm në këtë merkato vere. Skuadra kavajase ka prezantuar së fundmi ish-sulmuesin e Tiranës, Melsi Cereni, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Luftëtarit në Kategorinë e Parë.
Ndërkohë për sa i përket zhvillimeve të tjera në merkato, në ditët në vijim me verdhezinjtë pritet të bashkohet edhe ish-mbrojtësi, Leart Zekolli, që është shpallur kampion me Partizanin, ndërkohë që mbylli aventurën e tij me Prishtinën e Re në elitën e futbollit kosovar.

