Aktualitet

Ibrahimaj: 33 119 pensionistë kanë tërhequr sot bonusin prej 5 mijë lekësh

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se bonusi i verës për pensionistët ka nisur të shpërndahet, ndërsa deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33 119 pensionistë kanë tërhequr bonusin prej 5 000 lekësh.

Ibrahimaj informoi se bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777 200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ministrja theksoi se ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët.

Vendimi i qeverisë për dhënien e bonusit të verës erdhi si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë dhe rritjes së të ardhurave buxhetore, të cilat po rishpërndahen për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Ibrahimaj: 33 119 pensionistë kanë tërhequr sot bonusin prej 5