Politikë

Deputetja me të brendshme ari në Irak, ironizon Murrizi: Larg qoftë të kontrollosh ministret e Ramës

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjetet sociale pas raportimeve për një skandal në Irak, ku një deputete u kap me të brendshme ari dhe miliona euro në shtëpi.

Në reagimin e tij, Murrizi e krahason situatën me vendin tonë: “Larg qoftë të kontrollosh ministreshat e qeverisë Rama, çfarë mund të gjesh“, shkruan ai.

Murrizi shkon më tej në komentin e tij, duke e lidhur rastin me atë që e cilëson si model të “reformimit” politik në disa vende pas ndërhyrjeve perëndimore në Lindjen e Mesme, ndërsa kritikon ashpër atë që e quan ndikim të fondacioneve dhe politikave të lidhura me George Soros.

Pasi u rrëzua regjimi i diktatorit Sadam Husein në Irak, me ndërhyrjen e Amerikës nën kujdesin e administratës Obama, në vazhdim të operacionit “Pranvera Arabe”, u krijua klasa politike sorrosiane në Irak dhe pothuajse në të gjitha vendet ku u përmbysën regjimet që ishin deri në shtator të vitit 2021, kur amerikanët ikën nga Iraku. Kjo klasë politike e “reformuar”, nën kujdesin e komunistëve amerikanë të kamufluar si “demokratë”, ka të njëjtin stil vjedhjeje dhe të njëjtën babëzi, siç kanë kudo këta qelbanikë kur kanë në dorë pushtetin.

Brekët prej ari dhe 57 milionë euro kesh në shtëpinë e kësaj deputetjeje të Irakut e tregojnë më së miri këtë babëzi”, shkruan ai.