Aktualitet

“Trajneri e ka të vështirë t’i gjejë vendin Muçit”, Gjasula: Broja, faktor i madh në 20 minutat e fundit

Ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, foli në prag të ndeshjes Poloni-Shqipëri, teksa u ndal te mos prezenca e Ernest Muçit nga minuta e parë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, ai deklaroi:

“Muçi është numër 10 shume i mirë. Skema është pa numër 10. Trajneri e ka të vështirë t’i gjejë vendin. Kjo është ndeshje e rëndësishme Do fusë lojtarët që ka bërë eksperiencën më të mirë. Duhet t’i besojmë trajnerit. Sa më shumë të zgjatet mungesa e golit, aq më mirë për ne. Duhet ta mbajmë ndeshjen e hapur, që presioni të bjerë te Polonia. Broja në 20 minutat e fundit mund të jetë faktor i madh, njësoj si edhe Muçi, janë lojtarë që mund të na ndihmojnë shumë”, deklaroi Gjasula.