Sport

VIDEO/ Ëndrra kuqezi bëhet makth në 10 minuta, gabimet në të dy portat eliminojnë Shqipërinë me përmbysje në Poloninë

Shqipëria i ka dhënë lamtumirën ëndrrës së Botërorit 2026 pasi është mundur në Poloni me përmbysje nga vendasit me shifrat 2-1.

Një eliminim me shumë pengje, pasi kuqezinjtë kishin realisht shansin të kalonin në finalen e minigurpit për të siguruar biletën e Botërorit.

Plani i Silvinjos funksionoi në pjesën e parë të takimit falë një goli të Hoxhës dhe faktit që mbrojtja kuqezi mbajti larg sulmin e rrezikshëm të polakëve.

Gjithçka po shkonte sipas planit edhe në pjesën e dytë, me Bajramin që shpërdoroi një tjetër mundësi të artë. Por në minutën e 63-tër erdhi barazimi i vendasve me Levandovskin pas një gabimi të Strakoshës në dalje. Silvinjo hodhi në fushë Pilon, duke e rreshtuar në mesfushë dhe ishte pikërisht mbrojtësi ai i cili gaboi një gol të sigurt që mund të kthente përsëri Shqipërinë në avantazh. Pak sekonda më vonë erdhi goli i përmbysjes së ekipit vendas me Zielinskin dhe aty praktikisht ndeshja për kuqezinjtë mbaroi.

Vendasit kontrolluan me kujdes dhe ai dolën që në fund të siguronin këtë fitore të artë për ta, mes drithërimash e shumë pengjesh të kuqezinjve.

POLONI-SHQIPËRI 2-1
63′ Levandovski, 73′ Zielinski / 42′ Hoxha

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Polonisë.

90’+4’ Sviderski ndëshkohet me të verdhë.

90’+2’ Kaminsiki dhe Levandovski dalin nga fusha e lojës për t’u bërë vend Pirka dhe Slish.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Pietushevski provon nga e majta por gjuan shumë larg portës së Strakoshës.

88’ Asllani ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Pietushevskit.

86’ Levandovski ndëshkohet me karton të verdhë.

82’ Muçi merr vendin e Laçit në radhët e kuqezinjve. Moder hyn në vend të Zielinskit në radhët e Polonisë.

79’ Hysaj ndëshkohet me të verdhë pas një përplasje me Pietushevskin.

73’ Tjetër gjuajtje në portë dhe tjetër gol nga polakët! Zielinski gjuan nga 25 metra dhe befason Strakoshën. (VIDEO)

72’ Rast i jashtëzakonshëm për kuqezinjtë me Brojën i cili nxjerr Pilon të vetëm para portës, por gjuajtja e mbrojtësit të kthyer në mesfushor në këtë ndeshje nga Silvinjo, shkon në duart e portierit. (VIDEO)

69’ Zielinski gjuan nga jashtë zonës, Strakosha grushton me vështirësi por për fat Levandovski nuk përfiton. (VIDEO)

67’ Broja dhe Pilo hyjnë në fushë në vend të Hoxhës dhe Bajramit.

63’ Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë dhe vjen goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i jep mundësinë Levandovskit që të barazojë shifrat. (VIDEO)

62’ Kexhiora i lë vendin në fushë Zviderskit në radhët e Polonisë.

62’ Levandovski provon nga distanca, sfera devijohet dhe shkon mbi traversën e portës së Strakoshës.

60’ Bajrami hyn në zonë nga e majta e sulmit, provon të gjuajë por bllokohet nga mbrojta.

57’ Kesh harkon nga e djathta e sulmit, Levandovski nuk ia del të fitojë duelin me Hysajn e shtyjë sferën në rrjetë. (VIDEO)

54’ Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjtë me Hysajn nga e djathta, ai pason për Bajrami i cili shpërdoron në mënyrë të pabesueshme para portës. (VIDEO)

53’ Pietushevski hyn në zonë nga e majta por pastaj rrëzohet, gjyqtari vazhdon lojën.

48’ Zielinski provon nga distanca, pa gjetur portën e Strakoshës.

47’ Kombinim i shpejtë i kuqezinjve, Hoxha pason për Bajramin i cili nuk gjen kohën e duhur për të rrezikuar. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te polakët, ku Pietushevski merr vendin e Rozhga.

bandicam 2026-03-26 21-38-57-077

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’+3’ Rozhga harkon në zonë nga e djathta, sfera shkon direkt në duart e Strakoshës.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Levandovski nga e majta e sulmit lëshon një pasim në shtyllën e dytë, ku Kesh nuk arrin të devijojë.  (VIDEO)

42’ GOOOL SHQIPËRIA! Një top i gjatë sjell gabimin e Bendnarek, me Hoxhën i cili përfiton, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

36’ Kesh humb topin para zonës dhe Laçi provon nga distanca, sfera shkon mbi traversë. (VIDEO)

34’ Mitaj është i ndëshkuari i parë me të verdhë, pasi ndal në mënyrë të parregullt Rozhga.

33’ Rozhga provon fatin nga distanca, pa shumë sukses. (VIDEO)

27’ Laçi gjuan në kufijtë e zonës nga e djathta, sfera devijohet dhe më pas kontrollohet nga Grabara para se të shkonte në këndore. (VIDEO)

26’ Polonia kërkon një korridor në qendër me pasimin e Sczimanskit për Levandovskin, mbrojtja kuqezi kontrollon gjithçka me kujdes.

21’ Zgjohen kuqezinjtë, duke shtyrë gjithnjë e më shumë larg portës së Strakoshës ekipin vendas.

18’ Për fat të keq Ajeti nuk mund të vazhdojë më dhe vendin e tij në fushë e merr Ismajli.

14’ Pas një goditje këndi të Laçit, Ajeti devijon por pa arritur të çajë mes mbrojtjes polake. (VIDEO)

12’ Një largim topi i polakëve devijohet rrezikshëm drejt zonës së tyre, me Grabara i cili detyrohet të fluturojë mbi Uzunin. (VIDEO)

8’ Zielinski harkon nga këndorja për Kesh jashtë zonës, gjuajtja e tij nuk gjen portën.

7’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon rrezikshëm drejt portës, me Hysajn i cili me kokë e largon nga katërkëndori. (VIDEO)

5’ Aksion i rrezikshëm i Polonisë nga e majta e sulmit, topi shkon në qendër të Levandovski i cili gjuan por sheh tentativën e tij të devijohet jashtë. (VIDEO)

2’ Polakët dalin menjëherë rrezikshëm në krahun e djathtë por pasimi në qendër i Kaminskit largohet nga mbrojtja.

1’ Nis takimi në Varshavë.

FORMACIONET ZYRTARE

Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozhga

Trajner: Jan Urban

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni

Trajner: Silvinjo

Screenshot 2026-03-26 191627