Sport

AXHENDA/ Kosova mëson kundërshtarin e finales, dardanët “rrëmbejnë” avantazhin e madh në rrugën drejt Botërorit

Kosova do të luajë në finalen e “play off” për Botërorin, pikërisht ndaj Turqisë. Ndeshja do të zhvillohet më 31 mars, prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka avantazhin, që ndeshja finale do të luhet në shtëpinë e saj. Diçka e tillë u vendos që në short.

Dardanët shkuan në finale, pasi mposhtën 3 me 4 Sllovakinë në transfertë. Në anën tjetër, Turqisë i mjaftoi një gol për të eliminuar Rumaninë.