Sport

E paprecedentë në historinë e bardhebluve, Tirana vendos rekordin më negativ me futbollistët

Kleandro Lleshi është i larguari i radhës nga Tirana, ndërsa deri tani është folur për paga të prapambetura. Bardheblutë humbasin një tjetër futbollist në drejtimin e Orges Shehit, pas Emanuel Ernest që u rebelua për qëndrimin në stol.

Në pjesën e dytë të sezonit, që nga merkato e dimrit, janë larguar plot 16 lojtarë. Tirana është për rekord me këtë fakt, sa i përket historisë së klubit për të njëjtën periudhë.

Diçka e tillë nuk ishte parë te kryeqytetasit, që tashmë po marrin rezultate pozitive. Pasi mposhti Bylisin dhe Vorën, Tirana është në rrugën e duhur për mbijetesën.

16 lojtarët e larguar të Tiranës në pjesën e dytë të sezonit:

Lleshi, Dembele, Patsatsia, Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Ziad, Tola, Kozi, Bastari, Ernest, Eliton Zhunior, Mensah, Abah