Sport

Klubi i elitës vetëm po zhgënjen, e mposht ekipi i Kategorisë së Parë mes 7 golave në miqësore

Vora dhe Korabi luajtën një miqësore sot, duke përfituar nga pushimi për shkak të kombëtareve. Korabi fitoi 3-4 në Ahmetaq ku ky takim u luajt prej orës 15:00.

Vora e drejtuar nga Arjan Bellaj e mbylli në avantazh 2 me 0 pjesën e parë. Më pas erdhi përmbysja e rezultatit nga miqtë.

Korabi e dërgoi takimin në shifrat 2 me 4. Vora ngushtoi në minutat e fundit, por pa ndryshuar fatin e takimit.

Vora synon mbijetesën në Abissnet Superiore, edhe pse në pjesën e dytë të sezonit rezulton zhgënjim i madh. Korabi ndërkohë është me një sy te mbijetesa në Kategorinë e Parë, ndërkohë që ka mundësitë e tij edhe për fazën “play off”.