Sport

Inzaghi rikthen Pavardin përpara Venezias, Interi humb një tjetër mbrojtës

Një tjetër lajm jo i mirë ka shkuar sot në zyrën e Simone Inzaghit. Në prag të përballjes me Venezian në transfertë, Interi do të duhet të bëjë pa njërin nga mbrojtësit e ekipit.

Bëhet fjalë për Yann Bisseck i cili është konfirmuar i dëmtuar. Mbrojtësi gjerman iu nënshtrau testeve mjeksore sot, duke bërë të qartë një dëmtim në kofshën e majtë.

Situata e tij do të vlerësohet në ditët në vazhdim, por e sigurt që përpara 20 ditëve Bisseck nuk rikthehet në fushën e lojës. Ditën e djeshme Interi u informua se u rikthye Pavard, por mbrojtësi gjerman ia ngrin buzëqeshjen Inzaghit.