Rama në Paris: Ishim “talebanët” perëndimorë, fanatikë të Europës! BE nuk është bankomat për ne, por një hapësirë lirie dhe paqeje

Rama në Paris: Ishim “talebanët” perëndimorë, fanatikë të Europës! BE nuk është bankomat për ne, por një hapësirë lirie dhe paqeje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në “Forumin e Paqes” në Paris, me ftesë të presidentit france Emmanuel Macron.

Rama në fjalën e tij foli edhe për të shkuarën e Shqipërisë, teksa tha se ne ishim Koreja e Veriut të Europës dhe talebanë perëndimorë, në kuptimin e fanatikëve të BE-së.

Rama shtoi se BE për shqiptarët nuk është një bankomat, por një hapësirë lirie dhe paqeje.

Rama: Shqiptarët janë shumë të veçantë lidhur me të gjithë gjënë. Ndryshe nga vendet e BP. Nuk kemi qenë pjesë e ish Jugosllavisë, ne u ndamë me bllokun Lindor që në vitet 60’. Kapërcyem në një marrëdhënie shumë të  veçantë me Kinën e Maos, kemi qenë Koreja e Veriut e Europës.

Kur dolën nga ky ferr, dolëm të transformuar në taleban perëndimorë, në fanatikë të Europës. Kemi normën më të lartë të optimizmit në Europë. Për ne BE nuk është bankomat, por një hapësirë lirie, paqeje. Nuk ka ndryshim që pavarësisht konflikteve të brendshme apo protestave të gjithë biem dakord që Europa është objektivi i përbashkët. Nuk ndikohemi nga të tjerë, përveç nga projekti europian. Jemi europianët më të mirë që mund të gjeni në Europë.

Ajo me të cilën po përballemi është ajo çka Tokvil e quante evoluim i pritshmërive të larta.

Related Articles