Sport

Ditmar Bicaj gjen pasuesin e kapitenit Gjimshiti në mbrojtje te Shqipëria, talenti luan në Itali

Ish-lojtari, tashmë në pozitën e trajnerit, Ditmar Bicaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa ka dhënë opinionin e tij se kush do të jetë zgjedhja e duhur për të zëvendësuar kapitenin Berat Gjimshiti në qendër të prapavijës te Kombëtarja.

Bicaj shprehet besimplotë se opsioni ideal do të jetë Gabriel Ramaj. Ky i fundit luan me Atalanta U23 në Serie C (pjesë e Shqipërisë U21).

“Nëse kemi hallin se kush do të zëvendësojë Berat Gjimshitin te Kombëtarja, kemi Ramajn, te Atalanta U23. Do të ishte perfekt, staturë e bukur, personalitet, të gjitha. E kemi gati atë”, ishin fjalët e Bicaj.