Një tjetër trajner i ka dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues pas përfundimit të Botërorit 2026, duke çuar në 14 numrin e pankinave që do të shohin ndryshime.
Tekniku i Afrikës së Jugut, belgu Hugo Bros, ka deklaruar se në moshën 74-vjeçare kishte ardhur momenti që të largohej, pasi kishte arritur edhe objektivin historik të kalimit të grupit në drejtimin e kësaj përfaqësueseje.
Ai drejtonte ekipin prej 5 vitesh dhe ia doli të thyente tabunë e madhe duke siguruar kalimin e grupit për herën e parë në historinë e këtij vendi, i eliminuar vetëm nga Kanadaja me rezultatin 1-0.
Kështu, ai bëhet trajneri i 14 që largohet, duke e bërë këtë Botëror unik edhe për ndryshimet e shumta të pankinave.
LISTA E TRAJNERËVE TË LARGUAR
Havier Aguirre (Meksikë)
Roberto Martínez (Portugali)
Julian Nagelsman (Gjermani)
Ronald Kuman (Holandë)
Karlos Kueiroz (Gana)
Hong Mjung-bo (Koreja e Jugut)
Stiv Klark (Skoci)
Miroslav Kubek (Çeki)
Xhamal Selami (Jordani)
Sabri Lamushi (Tunizi)
Zlatko Daliç (Kroaci)
Sebastian Bekaçese (Ekuador)
Marcelo Bielsa (Uruguai)
Hugo Bros (Afrika e Jugut)
