Kronikë

“I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)

Rasti i dhunës në grup të 17 vjeçares në Fier, sa vjen e nxjerr në dritë detaje më tronditëse.

Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat që dhunuan të miturën.

Për njërën 15 vjeçare është caktuar masa e mjekimit të detyruar pasi dyshohet se vuan nga probleme mendore, për 19 vjeçaren u caktua “arrest me burg” ndërsa për 15 vjeçaren tjetër, “arrest shtëpie”.

Tre vajzat po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Të dhënat e siguruara deri më tani nga policia, tregojnë se adoleshentet kishin krijuar një skemë shantazhi me anë të të cilës fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin duke u lënë takim në hotel dhe më pas aty shfaqej dikush që i fotografonte.

Pre e këtij rrjeti shantazhi kishte rënë edhe një punonjës policie, baba i 2 fëmijëve i cili ishte kontaktuar nga 15 vjeçarja për ngjarjen e ndodhur.

Në bisedë ajo kishte tentuar të joshte policing duke i lënë takim në hotel, por efektivi e kishte takuar vetëm në kafe.

Por bisedat e zhvilluara mes tyre kishin mjaftuar që efektivi të intimidohej e shantazhohej që çështja e tyre për rrahjen e të miturës të mbyllej ose ndryshe bisedat do të publikoheshin online.

Për këtë rast, polici u përjashtua nga policia, ndërsa vijojnë verifikimet e AMP.