Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve kardiake, një ditë pas arrestimit
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është transportuar me urgjencë në ambientet e këtij institucioni shëndetësor rreth mesnatës së djeshme.
Sipas burimeve policore, Voja ka shfaqur probleme të papritura kardiake dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor për stabilizimin e parametrave kardiakë.
Arben Voja u vu në pranga ditën e djeshme në kuadër të një operacioni policor të zhvilluar për tjetërsimin e pronave, ku u arrestuan gjithsej pesë persona.
