Aktualitet

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni

Vijon lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve dhe dhunës policore të ushtruar ndaj qytetarëve ditën e enjte.

Mes personave të liruar është edhe aktivisti Gent Progni.

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes

Ai është pritur nga familjarë dhe qytetarë me duartrokitje ndërsa thërrisnin: Fitore!

Gjykata e Tiranës shpalli sot verdiktin për 19 protestuesit që u arrestuan pas përplasjes me policinë në tubimin e 2 korrikut.

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes

Për protestuesit Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktua masa e arrestit në shtëpi, pavarësisht se prokuroria kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar se kishin kryer akte dhune duke shkatërruar makinën e policisë.

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes

Ndërsa Altin Hila, babai që u bë simbol i protestës, pasi shfaqej bashke me fëmijën e sëmurë u la i lirë, edhe pse fillimisht prokurori kërkoi burg, e më vonë e zbuti qëndrimin duke kërkuar arrest shtëpie.

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes

12 protestues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje, ndërsa 5 të tjerë u liruan pa masë sigurie.

“Fitore! Rama ka mbaru!”/ Vijon lirimi i të arrestuarve, mes