Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një fotografie ku emri i tij ishte shkruar mbi një kosh mbeturinash.
Bido ka akuzuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për këtë veprim, duke e cilësuar atë si një akt denigrues ndaj deputetëve të Republikës së Shqipërisë.
Në reagimin e tij, ai i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur pyetje mbi përfshirjen e, sipas tij, aktivistëve të kësaj lëvizjeje në ngjarje të tilla.
“S’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë”, ka deklaruar Bido, duke i bërë thirrje palës së përmendur që të fokusohet në formimin e qeverisë në Kosovë dhe të mos përfshihet në zhvillime në Shqipëri.

