Aktualitet

Thirrja/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja! Duam një Shqipëri më të drejtë, zëri ynë të dëgjohet

Mijëra protestues janë grumbulluar tashmë përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e 22-të të revoltës qytetare. Me thirrje të fuqishme dhe njëzëri, qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Pasi turma mbërriti përpara institucionit, kanë nisur edhe fjalimet e para nga podiumi. Një nga momentet më prekëse dhe që ka zgjuar duartrokitje të shumta ka qenë marrja e fjalës nga një vogëlushe, e cila i është drejtuar turmës me një mesazh të pastër për të ardhmen e brezit të saj.