Sport

Ka luajtur me Hysaj, ish-mbrojtësi i Milanit largohet nga Italia! 31-vjeçari habit me ekipin e ri

Mbrojtësi i njohur italian, Alessio Romagnoli, është zyrtarisht pranë trasferimit në Katar.

Palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare mes klubit të Al Sadd dhe Lazios për transferimin e qendërmbrojtësit. Pas një interesi të shfaqur që në muajin janar, palët më në fund kanë finalizuar gjithçka.

Lazio do të përfitojë një shumë prej 3 milionë eurosh nga ky transferim, duke i dhënë kështu dritën jeshile lojtarit për të nisur një aventurë të re në futbollin e Katarit.