Politikë

Presidenti Bajram Begaj lëshon mesazhin e një bashkëdiskutimi mes Qeverisë dhe Protestës

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, ku vlerësoi rolin historik të këtij institucioni në forcimin e administratës shtetërore dhe zhvillimin e vendit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit dha një mesazh për qëndresën e qytetarëve në shesh, ku tha se e drejta për të protestuar është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta dhe duhet të ushtrohet në respekt të saj dhe ligjeve e vendit.

”Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”,-tha Begaj.