Kulturë

LAJM I MIRË për të gjithë adhuruesit e filmit shqiptar “Dimri i Fundit”, nis procesi i restaurimit, së shpejti në Kinema “Drita”

Një lajm i mirë është mësuar nga bota e artit dhe kulturës shqiptare pasi ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik “Drimi i Fundit”, i cili së shpejti do të jepet në Kinema “Drita”.

Lajmi është bërë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, të cilët bëjnë me dije se ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik “Dimri i Fundit”, punë e kujdesshme që po realizohet në studion e restaurimit të AQSHF nga specialistët audiovizual Erand Meça dhe asistentja Hajrije Dedej, me përkushtimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga veprat e rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike.

Postimi i AQSHF-së:

Një tjetër gur i çmuar i kinematografisë shqiptare po rikthehet në jetë.

Ka nisur procesi i restaurimit të filmit ikonik “Dimri i Fundit”, punë e kujdesshme që po realizohet në studion e restaurimit të AQSHF nga specialistët audiovizual Erand Meça dhe asistentja Hajrije Dedej, me përkushtimin për të ruajtur dhe rikthyer në cilësinë më të mirë një nga veprat e rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike.

Premiera e filmit të restauruar së shpejti në Kinema Drita.