Pavarësisht kushteve të paqëndrueshme të motit gjatë ditës së sotme, qindra qytetarë kanë vijuar me protestimin e tyre para Kryeministrisë duke kërkuar Revolucion.
Me çadra në duar protestuesit kanë vijuar me të njëjtat thirrje, si prej 25 ditësh ata dëgjohen teksa njëzëri thonë: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, “Ju erdhi fundit”, “Dorëheqje”, “Nesër më shumë”.
Ndërkohë një protestues ka zbuluar se protestat kombëtare do të vijojnë sërish. Protesta e radhës pritet të mbahet ditën e shtunë në Tiranë, për të cilën u kërkua bashkëpunimi i qytetarëve për të shumëfishuar numrin e protestuesve duke marrë me vete familjarët e tyre në shesh.
Qytetari: Njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë që ditën e shtunë të bëhemi të gjithë bashkë për ta rrëzuar këtë. Rama, Rama f*ck you. Rama n’burg, Berisha n’burg! jeni të jashtëzakonshëm, askush nuk e ka besuar që do të jeni kaq shumë në ditë shiu. Mos harron, nesër më shumë, le të dyfishojmë, trefishojmë numrin. Të jemi këtu derisa ai të mos jetë këtu. Nesër më shumë!
