Sport

Mesi i jep fund “dashurisë” me Infantinon, ‘Pleshti’ merr vendimin e prerë ndaj presidentit të FIFA-s (Foto)

Xhani Infantino është konsideruar prej kohësh si një nga admiruesit më të mëdhenj të Leo Mesit dhe kombëtares së Argjentinës. Kjo afërsi ka nxitur edhe më herët spekulime, madje deri në akuza për njëanshmëri dhe favorizime ndaj yllit argjentinas dhe shokëve të tij të skuadrës.

Megjithatë, pas përfundimit të Botërorit, duket se një kapitull i ri ka nisur në marrëdhënien mes tyre. Një verifikim i profilit të Leo Mesit në Instagram tregon se kapiteni argjentinas ka vendosur të heqë nga ndjekësit e ti presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino.

Ky është një veprim i papritur nga Mesi, i cili duket se ka zgjedhur të mos e ndjekë më kreun e futbollit botëror në rrjetet sociale. Infantino, nga ana tjetër, ka qenë ndër figurat që e kanë mbështetur më shumë Mesin gjatë Botërorit, duke publikuar vazhdimisht mesazhe dhe reagime në platformat online në mbështetje të tij.

Mesi i jep fund “dashurisë” me Infantinon,