Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare që po zhvillohet.
Gonxhja tha se, sipas tij, është e provuar që pas kësaj proteste qëndron Rusia.
“Për rusët mund të them me bindje që janë një nga ndikimet më kryesore të provuara, përmes algoritmeve dhe gjithë prapaskenës që lidhet me gjithçka që ndodh virtualisht. Edhe me gjithë mënyrën se si instrumentalizohet një pjesë që mund të jetë më naive, që mund të jetë e ndershme dhe që mund të jetë e çiltër. Ka një pjesë të çiltër të protestës që mund ta instrumentalizosh. Nuk të manipulon në këtë lloj mënyre. Të merr imazhin e një proteste, ta gjeneron, ta rrit, ta zmadhon, ta ekzagjeron dhe ta jep në mënyra të ndryshme. Në ëarfare-in digjital është Rusia; ka qenë edhe Irani.”-tha Gonxhja
