Politikë

Protestat/Rama: Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojnë dështakët e bulevardit politiko-mediatik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në protestat e mbajtura në Tiranë, duke akuzuar organizatorët dhe mbështetësit e tyre se po nxisin dhunën.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se kalimi në dhunë fizike është, sipas tij, “e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.

Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!

Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit“,- shkruan Rama.