Aktualitet

Nafta “fluturon” sot në 206 lekë, reagimi i fortë i Erion Braçes: Tregtarët po bëjnë ç’të duan, riktheni Bordin e Transparencës

Çmimi i naftës në vend ka shënuar sërish rritje, duke arritur sot në 206 lekë për litër. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen edhe të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës, duke argumentuar se tregtarët nuk reflektuan uljen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa rritjet po i aplikojnë menjëherë.

Sipas Braçes, gjatë tre javëve të fundit, kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ishte në rënie, çmimi në Shqipëri mbeti i pandryshuar. Ai thekson se ndërkohë që në vendet europiane çmimi i karburantit në pikat e shitjes është rritur me rreth 16 cent, në Shqipëri rritja ka qenë rreth 32 cent për litër.

Deputeti ngre shqetësim edhe për çmimin e gazit, duke theksuar se ai nuk ka pësuar ulje dhe se, sipas tij, as gjatë kohës kur funksiononte Bordi i Transparencës nuk u mor asnjë vendim për këtë produkt.

Postimi i Erion Braçes: