Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Saukut.
Mësohet se personi i dytë që ndodhej në betonieren ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas informacioneve paraprake, ai është shtetas i huaj.
Ndërkohë, nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një 28-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një betoniere u përplas me një automjet, më pas çau barrierat mbrojtëse dhe ra në aksin rrugor të autostradës, duke përfunduar mbi një tjetër automjet.
Aksidenti rezultoi fatal, duke shkaktuar dy viktima dhe një person të plagosur.

