Merkatoja e Vllaznisë ende nuk është mbyllur dhe drejtuesit kuqeblu vijojnë punën për t’i dhënë trajnerit Edi Martini një skuadër sa më konkurruese përpara nisjes së kampionatit. Pas fi tores 4-0 në miqësoren ndaj Burrelit, zëvendëstrajneri Ergi Borshi konfi rmoi se grupi nuk është ende i plotësuar dhe se lëvizjet në merkato do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
Sipas Borshit, Vllaznia pritet të zyrtarizojë edhe 2-3 afrime të tjera në një kohë të shkurtër, me drejtuesit që janë në fazën përfundimtare të negociatave. Megjithatë, prioriteti absolut i merkatos mbetet gjetja e një sulmuesi cilësor, një futbollisti që të jetë në gjendje të bëjë diferencën dhe të rrisë ndjeshëm potencialin ofensiv të skuadrës.
Aktualisht, në repartin e avancuar, trajneri Martini ka në dispozicion vetëm Bekim Balajn dhe Daniel Perez, çka e bën të domosdoshme afrimin e një tjetër lojtari për vijën e parë. Duke pasur parasysh sezonin e gjatë që e pret ekipin, si edhe konkurrencën e fortë në kampionat, prania e një sulmuesi shtesë shihet si një nevojë e padiskutueshme për të garantuar alternativa dhe cilësi në repartin ofensiv.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit janë duke shqyrtuar disa profi le, me synimin për të afruar një futbollist që jo vetëm të plotësojë organikën, por edhe të jetë një element vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Përzgjedhja pritet të bëhet me kujdes, pasi Vllaznia kërkon një sulmues që të përshtatet me fi lozofi në e trajnerit Martini dhe të sjellë efi kasitet përpara portës.
Me kampionatin që po afron, kuqeblutë synojnë ta mbyllin sa më shpejt merkaton, në mënyrë që skuadra të punojë e plotë gjatë javëve të fundit të përgatitjeve. Nëse edhe afrimi i shumëpritur në sulm konkretizohet, Vllaznia do ta nisë sezonin me një organikë më të balancuar dhe me më shumë alternativa për të synuar objektivat e saj.

