Kronikë

Aksident i rëndë në Ksamil, ndërron jetë 20-vjeçari, drejtues i një furgoni (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Ksamil, në zonën e njohur si “Pema e Thatë”. Prej ku mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas rreth 20 vjeç i identifikuar si Antonio Mateli.

20 vjeçari, i cili ishte drejtues i një furgoni, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën gjatë rrugës.

Ende nuk janë bërë me dije rrethanat apo shkaqet e aksidentit. Ndërkohë që mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.