Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, pranë fshatit Murras.
Përplasja mes disa automjeteve ka shkaktuar bllokimin e qarkullimit dhe krijimin e radhëve të gjata në këtë segment rrugor.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë tre mjete, mes tyre edhe një furgon.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar për numrin e personave të përfshirë apo për gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas përplasjes, qarkullimi është ndërprerë në të dyja drejtimet, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të presin deri në ndërhyrjen e autoriteteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të përplasjes. Ndërkohë vijojnë përpjekjet për normalizimin e trafikut.

