Një zjarr ka rënë në një pallat 30-katësh në Golem. Bëhet fjalë për një nga pallatet më të larta të bregdetit të Durrësit.
Flakët kanë përfshirë një apartament në pallat.
Sipas të dhënave të para mësohet se në vendngjarje kanë shkuar makinat zjarrfikëse por ka vështirësi në ndërhyrje pasi kemi të bëjmë me një objekt 30-katësh.
Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa po punohet për lokalizim dhe shmangie të përhapjes së flakëve.
Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

