Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti i ndodhur pasditen e së mërkurës pranë TEG-ut, ku humbën jetën dy punonjës egjiptianë, njëri shofer i kamionit pompë betoni dhe tjetri pasagjer.
Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, asnjëri prej tyre nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu, ata nuk dispononin as Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”, dokument i nevojshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti.Nga verifikimet rezulton gjithashtu se punonjësit nuk kishin paraqitur dokumentacion për njohjen e aftësive në drejtimin e autobetonieres.
Dy shtetasit humbën jetën pasi kamioni pompë betoni me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet pranë TEG-ut. Rrethanat e plota të aksidentit vijojnë të jenë objekt hetimi.

