Sport

Igli Tare e arriti marrëveshjen për 3 milionë euro, sulmuesi u nënshtrohet testeve mjekësore te Milani

Andrej Kostiç ka zhvilluar sot testet mjekësore në Milano. Igli Tare ia doli që të sigurojë shërbimet e talentit malazez nga Partizani i Beogradit. Milani pagoi 3 milionë euro për këtë transferim.

Kostiç është një përforcim për “Milan Futuro”. Sulmuesi i talentuar me shumë gjasa do i bashkohet shumë shpejt edhe ekipit të parë.

Milani kishte kohë që e ndiqte Kostiç. Partizani i Beogradit e përfitoi shërbimin e tij nga Buducnost Podgorica në verën e kaluar, ndërsa pagoi 900 mijë euro.

19-vjeçari regjistron paraqitje edhe me ekipin e parë të Malit të Zi. Pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa u largua me 11 gola nga Partizani i Beogradit.