Arbër Hoxha e ka aprovuar një transferim te Uidzeu Lodz, nëse këto të fundit qëndrojnë në elitën e futbollit polak. Ky transferim pritet të konkretizohet për rreth 5 milionë euro, që do të shkojnë në arkën e Dinamo Zagreb.
Transferimi i Hoxhës po mendohej, para se t’i shënonte Polonisë. Megjithatë, sulmuesi mori edhe një asist nga Kombëtarja me aktivizimin në gjysmëfinalen e “play off”.
“Arbër Hoxha është vënë në shënjestër nga Uidzeu. Disa tifozë e interpretuan këtë nga goli që ai shënoi kundër Polonisë dhe përfundoi në llogaritë e Uidezu. Çështja është më e gjerë dhe ka qenë në diskutim për një kohë të gjatë. Lojtari mund të përfundojë te Uidzeu.
Asgjë nuk është nënshkruar, por disa çështje tashmë janë duke u zgjidhur, duke çuar në një marrëveshje midis lojtarit dhe Dinamo Zagreb”, u shpreh Tomas Vlodarczyk që është kryeredaktori i “Meczykipl” nga ku u shfaq lajmi.
