Sport

U shkarkua nga Milan, Paulo Fonseca gati të drejtojë Armando Brojën

Paulo Fonseca u largua pak javë më parë nga drejtimi i Milan. Portugezi nuk ia doli të kishte vazhdimësi te kuqezinjtë dhe në këto kushte palët vendosën të ndërpresin kontratën mes tyre.

Tashmë  51-vjeçari është i papunë dhe në kërkim të një ekipi të ri. Sipas “L’Equipe” interes per të ka nga Everton dhe ish-timonieri i Milan mund të ulet në stolin e skuadrës angleze.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe mbetet të shihet nëse Fonseca do të drejtojë Armando Brojën apo gjithçka do të mbetet në kuadrin e një “dëshire”.