Besa humbet terren në garën për Superioren, Flamurtari ndjek Vorën. Mësoni renditjen e Kategorisë së Parë pas 18 javësh
Kategoria e Parë ka mbyllur sot siparin për javën e 18-të. Ndeshja mes Erzenit dhe Lushnjës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit në rezultatin 0-1.
Fitorja mban Vorën në vendin e parë, teksa Flamurtari e ndjek me 2 pikë më parë. Besa nuk shkoi më shumë se barazimi përballë Burrelit, kështu ndodhet 3 pikë prapa vlonjatëve.
Burreli, Kastrioti dhe Lushnja plotësojnë gjashtë vendet e para. Vetëm këto të fundit fituan në javën e 18-të.
Pas tyre ndodhen me radhës Pogradeci, Apolonia, Kukësi, Korabi, Valbona dhe Erzenit. Te Kukësi ishte Allamani që debutoi me fitore në pankinë duke i dhënë frymëmarrje skuadrës për mbijetesën. Erzeni duket skuadra me më pak shpresa, që mbyll tabelën e renditjes.

