U transferua me bujë në Hungari, 23 vjeçari nuk ngopet me kaq: Po punoj për të arritur Kombëtaren
Ledio Beqja para disa kohësh ka qenë i ftuar në Pjesa e Tretë dhe aty ka folur për ëndrrën e tij më të madhe. Në atë kohë ai luante për Teutën, ndërsa ka kaluar kufijtë e Superiores pasi gjendet i transferuar në Hungari, krahë Bitrit dhe Markut.
Për Beqjan nuk ka emocion më të madh se Kombëatrja. Lojtari dëshironm që ta arrij këtë objektiv për të bërë krenar këdo që e mbështet.
Mesa duket puna e tij u shpërblye, pasi ekipi ETO Gyor e vuri në radarët e veta dhe e bleu nga durrsakët. Së shpejti, ledio mund të jetë dhe pjesë e skaudrës së Sylvinhos nëse vazhdon me këtë rendiment fantastik.
“Atë e ëndërroj çdo ditë. Për të arritur Kombëtaren po punoj. Shpresoj që një ditë të arrij të gëzoj gjithë familjen time.
Dua t’i gëzoj të gjith. Që familja të jetë krenare për mua dhe i kam premtuar që një ditë do e arrij Kombëtaren”, u shpreh Beqja.
