Sport

Nisin zhgënjimet te Milani, Konseisao: Pjesa e parë më e dobët që kur kam nisur karrierën

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Kaljarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat zhgënjyes, pasi kuqezinjtë riktheheshin në “San Siro” si fitues të Superkupës së Italisë. Dhe pse në avantazh, sfida pa Kaljarin të barazonte pesë minuta pas avantazhit kuqez që erdhi falë Moratës.

Replika sarde mban firmën e Zorteas që përfitoi nga një gafë e Menjasë i cili llogariti keq një trajektore elementare. Ndryshe nga takimi i parë në shtëpinë e Kaljarit, që përfundoi 3-3, Alen Sherri e përcolli ekipin e tij nga stoli pasi në vend të tij u preferua i sapoardhuri Kaprile i cili regjistroi plot 11 pritje, disa nga të cilat vendimtare në një përballje ku vendësit goditën 25 herë në drejtim të portës. Trajneri i Milanit, Konsesao, e kishte debutimin e tij si trajner në Seria A. Në kampionatin italian u rikthye pas 21 vitesh, pasi më parë jepte kontributin e tij si lojtar.

ZHGËNJIMI I TRAJNERIT – Euforia e Superkupës së fituar mori fund në mënyrën më të keqe të mundshme për Milanin që u kthye në realitet në kampionat ku rrezikon të bëhet një skuadër mesi tabele. Barazimi ndaj Kaljarit që lufton për mbijetesë ktheu me këmbë në tokë edhe trajnerin Serxho Konseisao, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas në “San Siro” sfida u mbyll me rezultatin 1-1. “Prisja shumë, shumë më tepër, në të gjitha nivelet”, pranoi ai i zhgënjyer para mikrofonave të “Sky Sport.

“Që kur jam qenë trajner, pra 13 vjet, nëse krahasoj cilësinë e këtij grupi me atë që pashë në fushë, ishte pjesa e parë më e dobët që kam parë ndonjëherë. Pjesa e dytë ishte më e mirë. E kuptoj që në Itali strategjia e kundërshtarit është të hidhet në tokë, por arbitri duhet të jepte më shumë se pesë minuta shtesë. Nuk është justifikim, secili prej nesh duhet të kishte bërë më shumë, por duhet t’i them disa gjëra sepse i ndjej”, vijoi ai.

FAJET – Askush fajtor, por njëkohësisht të gjithë me faje. “Sulmuesit e mi nuk janë egoistë dhe mua më pëlqen kjo. Ndonjëherë ata duhet të jenë më të thjeshtë, gjithmonë duket sikur duhet të bëjnë prekjen magjike. Futbolli është i thjeshtë.

Mëkat për këtë rezultat bëmë gjithçka ashtu siç e kishim përgatitur. Na mungonte pak gjerësia në zënien e hapësirave, edhe kur e kishim, ishim shumë të ngadaltë. Problemet ishin mendore dhe fizike. Disa momente nuk më pëlqyen. Unë jam ai që duhet të dal nga kjo situatë, së bashku me djemtë. Nëse bëhemi më kërkues jashtë fushe, duhet të jemi edhe brenda saj”, tha Konseisao pas ndeshjes.