Sport

ZYRTARE/ Vora “blindon” sulmin, shkupjani lojtari më i ri i “Bluve”

Pas afrimit të Fracesco Hasajt pak ditë më parë tek Vora, radha ppër të veshur fanellën blu. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Emir Skënderi që sapo është zyrtarizuar nga ekipi i Vorës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi që kryeson Kategorinë e Parë përmes një postimi në rrjetet sociale. “Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Emir Skenderi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!

Këtë sezon, 24-vjeçari ishte pjesë e Kf Besa Dobërdoll në kampionatin Maqedonas, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe me Strugen si edhe me ekipet zinxhirë të Maqedonisë U-15 deri tek U-21.

Klubi i Vorës i uron Emirit mirëseardhje dhe suksese me fanellën tonë!”, shkruhet në faqen e Vorës.

Skënderi në të gjithë karrierën e tij si futbollist ka luajtur vetëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Për 24-vjeçarin është hera e parë që do të luajë në Shqipëri.