Sport

ZYRTARE/ Elseid Hysaj gëzon, Lazio prezanton shqiptarin e radhës në ekip

ZYRTARE/ Elseid Hysaj gëzon, Lazio prezanton shqiptarin e radhës në ekip

Arijon Ibrahimovic është zyrtarisht pjesë e Lazios. Sulmuesi shqiptar mbyll kështu aventurën e tij me Bayern Munich, të paktën deri në fund të sezonit dhe huazohet në Serie A.

Kjo është hera e dytë që 19 vjeçari me origjinë shqiptare transferohet në formë huazimi në kampionatin italian. Më parë, Ibrahimovic ka qenë pjesë e Frosinones.

Një lajm i mirë ky edhe për Elseid Hysajn, që tashmë gëzohet pasi do të ketë në skuadër një bashkëkombas. Përsa i përket Ibrahimovic, Lazio ka të drejtën e blerjes me 8-10 milionë euro në fund të sezonit.