Afrimi i parë i merkatos së janarit te Juventusi do të jetë Alberto Kosta. Mbrojtësi i djathtë portugez i Vitoria Guimaraesh me shumë gjasë do të jetë afrimi i parë, pasi mediat në Itali raportojnë se marrëveshja është arritur mes të gjitha palëve.
Juventusi do të paguajë për kartonin e mbrojtësit 21-vjeçar rreth 13 milionë euro. Ai pritet të marrë efektivisht vendin e Danilos, i cili me shumë gjasë do të prishë marrëveshjen gjatë janarit. Kosta do të ndajë repartin bashkë me Savonën, ndërsa është një mbrojtës që mund të luajë edhe në qendër nëse lind nevoja.
Xhuntoli mbyll kështu të paktën një hapësirë në mbrojtje, duke parë vështirësitë për të zhbllokuar tratativën e mbetur pezull të Arauhos, por gjithashtu edhe vështirësinë për të arritur që në janar te Hanko dhe Antonio Silva.
Megjithatë, afrimi i Kostës nuk nënkupton që Juventusi nuk do të luftojë për të afruar edhe të tjerë mbrojtës në skuadër. Nëse largohet Danilo, atëherë numerikisht situata do të jetë e njëjta.
