Interi dhe Bologna do të përballen pas pak në orën 20:45 në Serie A. Zikaltrit kërkojnë të marrin një fitore për tu afruar sa më shumë me Napolin kryesues, ndërsa ekipi i Italianos për të kaluar Milanin në renditje.
Trajnerët e ekipeve kanë bërë të ditur edhe formacionet zyrtare që do të zbresin pas pak në fushën e lojës. Simone Inzaghi ka vendosur që Kristjan Asllani ta nisë këtë takim që nga minuta e parë.
