E nisi me “këmbët e para” te Manchester United, Pochettino rikthen rekordin e errët 100-vjeçar të klubit
Nuk mund të shkonte më keq debutimi i Mauricio Pochettinos nën drejtimin e Manchester United. Trajneri argjentinas pësoi një disfatë të rëndë ndaj Liverpool, 4-0 në “Anfield Road”, një rezultat që shpjegon më së miri gjendjen momentale të skuadrës.
Ndonëse nuk pritej një mrekulli që në ditën e parë, fakti që shifrat janë alarmante, bëjnë që Pochettino të rikthejë një rekord që datonte 100 vite më parë. Bëhet fjalë për vitin 1926 kur asokohe ishte në detyrë Lal Hilditch, i cili u mposht nga Bolton me të njëjtat shifra.
Pozita në të cilën ndodhet Manchester United është shqetësuese. Vendi i parafundit me 8 pikë në total. Nëse vite më parë jemi mësuar ta shohim një nga skuadrat më të lavdishme në Angli në vendet e para, sot vihet në pikëpyetje qëndrimi i tyre në elitë.
