Një aksident ka ndodhur në një subjekt privat minerar në zonën e Tërnovës së Madhe, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, një minator me inicialet I.K. ka mbetur i bllokuar në thellësi të galerisë. Ka dyshime se ai ka humbur jetën, por autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht këtë informacion.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës dhe ekipet e specializuara të shpëtimit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e minatorit dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të operacionit të shpëtimit dhe hetimeve paraprake.

