Sport

I akuzuar për trukim ndeshjesh dhe “përplasja” me Realin, UEFA cakton arbitrin e ndeshjes Auda-Dinamo

UEFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë ndeshjen mes Audës dhe Dinamos, e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Takimi i parë do të zhvillohet më 4 gusht, në orën 18:00, në stadiumin “Skonto Stadions” në Riga.

Dueli do të gjykohet nga arbitri spanjoll Jose Luis Munuera Montero. 43-vjeçari do të arbitrojë për herë të parë një skuadër shqiptare, pasi deri më tani nuk ka drejtuar asnjë ndeshje me ekipe nga Shqipëria.

UEFA i ka besuar një ekip arbitrarësh me eksperiencë nga La Liga. Asistentë të Munuera Monteros do të jenë Karlos Alvarez Fernandez dhe Antonio Martinez Moreno, ndërsa arbitër i katërt është Adrian Kordero.

Për herë të parë në këtë edicion të Ligës së Konferencës, duke qenë se ndeshja është në raundin e tretë, do të përdoret edhe sistemi VAR. Në dhomën e VAR-it do të jetë Havier Iglesias Vilanueva, ndërsa AVAR do të jetë Luis Mario Mila Alvendiz.

Munuera Montero ka qenë në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushës. Në të kaluarën, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) hapi një hetim ndaj tij për shkak të lidhjeve me kompaninë “Talents Sports Speakers”, pas dyshimeve për konflikt interesi. Megjithatë, hetimi përfundoi pa gjetur shkelje dhe arbitri u shpall i pafajshëm.

Një tjetër episod që shkaktoi polemika ndodhi në shkurt të vitit 2025, kur ai ndëshkoi me karton të kuq Xhud Belingam në ndeshjen mes Osasunës dhe Realit të Madridit. Vendimi u kundërshtua ashpër nga klubi madrilen, i cili e cilësoi të padrejtë.

Sezonin e kaluar, Munuera Montero drejtoi edhe finalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona mposhti Real Madridin, një sfidë që u shoqërua gjithashtu me debate dhe polemika për arbitrimin.

I akuzuar për trukim ndeshjesh dhe “përplasja” me Realin,