Sport

LIVE KONFERENCA E MARAN/ Trajneri italian para Luksemburgut: Mungesa e goditjeve në portë? Kemi pasur 3-4 me rrezikshmëri të lartë

Trajneri Rolando Maran është shfaqur në konferencë për shtyp, ndërsa nesër do të luhet sfida me Luksemburgun. Ky takim është projektuar në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

LIVE KONFERENCA E MARAN

Mendoj se janë bërë disa gjëra mirë, disa gjëra dhe jo mirë. E prisja, kur bën ndryshime mund të vijnë. Janë rreth 20 ditë që jam trajner i kombëtares. E kisha të qartë se njohja e kombëtares, është ndryshe në momentin që stërvit lojtarët, i dëgjon dhe ke komunikim. I gjithi ky është një rrugëtim. Po i referohem një prej diskutimeve, mungesës së goditjeve në portë, kemi pasur 3-4 me rrezikshmëri të lartë para portës. Hoxha, Ramadani dhe Mehmeti, ndoshta ka munguar precizioni. Duhet të ekuilibrohemi si skuadër, të spostohemi si skuadër. Duhet të fokusohemi te elementët taktikë të rëndësishëm për t’i përmirësuar te ndeshja e radhës.

Ka disa gjëra që duhet të përmirësojmë. Kur ushtrojmë presion, nuk duhet të lejojmë hapësira sidomos në krah. Besoj se ky përmirësim do vijë shumë shpejt. Është e vështirë në pak kohë, por 3-4 ditë jemi kuptuar mirë dhe kemi arritur të gjejmë gjuhën. Nuk ka asnjë kundër të lehtë, duhet të zbresim në fushë me vëmendje të madhe. Ky rezultat ka rëndësi, këto dy ndeshje do jenë shumë kyçe për ndeshjet e shtatorit. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, Uzuni është në gjendje dhe Mehmeti jo se ka pasur gjendje gripale.