Sport

Çudi e madhe! Rrufe në qiell të hapur, kampionët largojnë trajnerin para fazës vendimtare në Europë

Zekirija Ramadani është larguar nga Drita. Ky është lajmi i çuditshëm që raportohet nga Kosova.

Ramadani ishte në krye të stolit të Dritës që nga viti 2023. Kishte edhe një vit të mbetur kontratë, ndërsa po udhëhiqte kampionët e Kosovës drejt Europës.

48-vjeçari fitoi dy tituj kampion radhazi para se të largohet. Për herë të fundit eliminoi Florianën, për të kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Sfida e radhës për Dritën do të jetë ndaj Tre Fiorit. Një kundërshtar i kalueshëm, ndërsa klubi synon vetëm kalimin në grupe.