Sport

Shok me portierin e Kombëtares, klubi i Seria A konfirmon “arratisjen”: Asnjë shpjegim

Kaljari ku bën pjesë Alen Sherri ka reaguar për “arratisjen” e Sebastiano Esposito. Klubi i Seria A tregon se është larguar pa leje, ndërsa për këtë edhe priten masa në vazhdim.

“Cagliari Calcio konfirmon se Sebastiano Esposito është larguar nga grumbullimi i ekipit të parë në Ponte di Legno pa autorizimin e klubit.

Lojtari, i cili deri në këtë moment nuk i ka dhënë klubit asnjë shpjegim për vendimin e tij, nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë për ndeshjen miqësore të së dielës kundër Union Berlin.

Klubi do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe rezervon të drejtën për të ndërmarrë çdo masë që e konsideron të përshtatshme”, shkruan Kaljari.

Kartoni i 24-vjeçarit u ble nga Interi. Kontrata e sulmuesit përfundon në vitin 2030.