Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e së mërkurës (22 korrik) në Unazën Lindore të kryeqytetit u mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, të cilët ishin punonjës të kompanisë “AlbaBeton”.
Në përplasjen e rëndë mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një automjeti tip “Audi”, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Pajisja e pazakontë me patentë brenda muajit
Nga verifikimet rezulton se të dy egjiptianët ishin të pajisur me leje drejtimi, Lotf me patentë kamioni, ndërsa Ali si pompist.
Ajo që tërheq vëmendjen është se Loft u bë shofer me patentë të cilën ka arritur ta marrë brenda “1 muaji” dhe voziste një mjet të tonazhit të rëndë.
Por që të pajisesh me patentë shoferi për mjete me tonazh të rëndë duhet shumë më tepër se 1 muaj, dhe pikërisht kjo ngre pikëpyetje mbi institucionin e DPSHTRR të drejtuar nga Kreshnik Bajraktari.
Dy viktimat kishin ardhur në Shqipëri për arsye punësimi dhe ishin punësuar pranë kompanisë “AlbaBeton”, e cila ushtron aktivitet në sektorin e ndërtimit dhe kjo ngre disa pikëpyetje!
A mos vallë Bajraktari ka favorizuar dy egjiptianët pas ndërhyrjes së “AlbaBeton” dhe u ka lëshuar atyre patentën duke thyer ligjin dhe afatet në mënyrë që egjiptianët të vijonin punën sa më parë?!
Falë një kërkimi të thjeshtë rezulton se në strukturën e aksionerëve të kompanisë figurojnë Artan Dulaku, Adrian Dulaku, Genc Dulaku dhe Erjon Harizi.
Mesa duket, Bajraktari ka thyer rregullat duke lëshuar patenta për të favorizuar kompaninë e miqve të tij dhe kjo ka rezultuar fatale duke marrë dy jetë, por që rrezikonte të merrte edhe më shumë.
Institucionet përgjegjëse duhet të hetojnë nëse kjo shkelje skandaloze e ligjit nga Bajraktari i DPSHTRR-së është e përsëritur!

